Competition in this pair is now closed. Discussion and feedback about the competition in this language pair may now be provided by visiting the "Discussion & feedback" page for this pair. Entries may also be individually discussed by clicking the "Discuss" link next to any listed entry. Source text in English [...] Translators just didn't get recognition, they didn't expect to make much of a living, just get by. Very few people were actually trained as translators, but most had a solid college education and a solid knowledge of languages, at least their own language. I had a friend who fell exactly into that category and my circle of friends expanded to include other translators. I found them to be much more interesting as people, and discovered that we often had similar life experiences. I never had trouble making friends, but I always felt "different" and I'm sure they felt it too. When my friend retired, she recommended me as her replacement. I now entered the realm of Reinsurance, of which I knew nothing. I was also the only translator there, and didn't have much to fall back on. However, it was another notch up....
On my new job, I started looking through the files, asking questions and got the company to enroll me in Insurance courses. The College of Insurance was across the street, and I consulted fire codes, insurance policies and fire extinguisher catalogs in their library. I was learning what I had never had the luxury of being able to do before: research. The first time I had to translate a proposal for purposes of insurance of a nuclear plant, I got a call from the head man in that department, congratulating me on the job I had done. "Compares favorably with what we are used to," he said. What an upper! What happened was that I consulted a document in the files similar to the one I was tackling for guidance, but when I saw that my predecessor had used the word "nucleus" instead of "core", I realized that the files were useless to me. I went across the street to the library and looked up "nuclear plants." I immediately found all the terminology I needed.
It takes a great deal more than that to be a good translator these days, of course. [...] | Winning entries could not be determined in this language pair.There were 7 entries submitted in this pair during the submission phase. Not enough votes were submitted by peers for a winning entry to be determined.
Competition in this pair is now closed. | [...] Përkthyesit thjesht nuk njiheshin. Ata nuk prisnin të fitonin shumë, vetëm aq sa për të jetuar. Në të vërtetë shumë pak persona ishin të trajnuar si përkthyes, por shumica kishin një edukim të mirë universitar dhe njohuri të mira të gjuhëve, të paktën të gjuhës së tyre. Unë kisha një mike e cila i përkiste pikërisht asaj kategorie dhe rrethi im i miqve u zgjerua duke përfshirë edhe përkthyes të tjerë. Zbulova se ishin shumë më interesantë si njerëz dhe se shpesh kishim përvoja të ngjashme jete. Kurrë nuk e kam patur të vështirë të zë miq, por gjithmonë ndjehesha "ndryshe" dhe jam e sigurt që edhe ata e ndjenin këtë. Kur mikja ime doli në pension, ajo më rekomandoi si zëvendësuesen e saj. Tashmë hyra në mbretërinë e Risigurimit, për të cilën nuk dija asgjë. Unë isha gjithashtu përkthyesja e vetme atje, pa shumë mbështetje. Megjithatë, ishte një tjetër arritje… Në punën time të re, fillova të shfletoj skedarët, të bëj pyetje dhe arrita që kompania të më regjistrojë në kurset e sigurimeve. Kolegji i Sigurimeve ishte në anën tjetër të rrugës, dhe unë lexoja ligjet për zjarrin, policat e sigurimit dhe katalogët e zjarrfikësve në bibliotekën e tyre. Po mësoja atë që kurrë nuk kisha pasur mundësinë të bëja më parë: hulumtimin. Herën e parë që m'u desh të përktheja një propozim për qëllime sigurimi të një impianti bërthamor, mora një telefonatë nga kreu i departamentit atje, duke më uruar për punën që kisha bërë. "Goxha mirë në krahasim me atë që jemi mësuar ne zakonisht," tha ai. Çfarë gëzimi! Ajo që ndodhi ishte se unë kërkova informacion tek një dokument në skedarë të ngjashëm me atë që po përdorja për udhëzim, por kur pashë se paraardhësi im kishte përdorur fjalën “qendër” në vend të fjalës “bërthamë”, kuptova se skedarët nuk më hynin në punë. Kalova në anën tjetër të rrugës tek biblioteka dhe kërkova për "centralet bërthamore" dhe menjëherë gjeta të gjithë terminologjinë që më duhej. Sigurisht, sot duhet shumë më shumë se kaq për të qenë një përkthyes i mirë... | Entry #34943 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
14 | 3 x4 | 1 x2 | 0 |
| Përkthyesit nuk marrin mirënjohje, nuk pritet që ata të fitojnë shumë për jetesë, thjesht sa për t’ia dalë mbanë. Shumë pak njerëz qenë tashmë të trajnuar si përkthyes, por pjesa më e madhe kishin një edukim nga një universitet i mirë dhe një njohje të mirë të gjuhëve, të paktën të gjuhës së tyre. Kisha një mik që i përkiste fiks kësaj kategorie dhe rrethi i miqve të mi u zgjerua më shumë për të përfshirë përkthyes të tjerë. Më duken mjaft interesant si njerëz, dhe zbulova që shpesh kishim përjetime të ngjashme. Nuk kisha vështirësi të zija miq, por gjithnjë ndihesha ’e ndryshme’ dhe jam e sigurt se edhe ata ndiheshin po njësoj. Kur shoqja ime doli në pension, ajo më rekomandoi si zëvendësuese. Kështu tani hyra në botën e Sigurimeve, për të cilën nuk njiihja asgjë. Unë isha po ashtu e vetmja përkthyese atje, dhe nuk kisha shumë mbështetje. Gjithsesi, kjo ishte një tjetër arritje… Në vendin e ri të punës, fillova të kërkoja mes dosjeve, të pyesja dhe kështu kompania më regjistroi në kurset e Sigurimeve. Universiteti i Siguremeve ishte matanë rrugës, dhe në bibliotekën e tyre u njoha me kodet e zjarrit, policën e sigurimeve shoqërore dhe katalogët e zjarrfikëseve. Po mësoja diçka që nuk kisha patur luksin ta bëja më parë ; punë kërkimore. Herën e parë që m’u desh të përktheja një ofertë për qëllime sigurimi të një laboratori bërthamor, mora një telefonatë nga drejtuesi i këtij departamenti i cili më përgëzoi për punën e bërë. ’’Afron shumë me atë që ne jemi mësuar të bëjmë’’ tha ai. Çfarë gëzimi! Çfarë ndodhi ishte se pashë një dokument në dosjet e ngjashme me atë që po lexoja për këshillim, por kush pashë se paraardhësi im kishte përdorur fjalën ’membranë’ në vend të ’bërthamë’ kuptova se këto dosje nuk kishin vlerë për mua. Shkova në bibliotekën matanë rrugës dhe kërkova për ’laboratorët bërthamore’. Menjëherë gjeta gjithë terminologjinë që kisha nevojë. Sigurisht, të duhet më shumë punë për të qenë një përkthyes i mirë, ditët e sotme… | Entry #35332 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
12 | 3 x4 | 0 | 0 |
| Përkthyesit thjeshtë nuk morën vlerësim, ata nuk prisnin të fitonin shumë për jetesën,vetëm per t'ia dalë. Shumë pak njerëz ishin të trajnuar në të vërtetë si përkthyes, por shumica e tyre kishte një arsim të fortë universitar dhe një njohuri solide të gjuhëve, të paktën të gjuhës së tyre. Unë kisha një mik që i përkiste pikërisht kësaj kategorie dhe rrethi im miqësor u zgjerua duke përfshirë përkthyes të tjere. Mësova të ishin njerëz më shumë interesantë dhe zbulova që ne shpesh kishim përvoja të ngjashme të jetës. Nuk kam patur kurrë vështirësi për të bërë miq, por jam ndjerë gjithmonë "ndryshe" dhe jam i sigurtë që edhe ata e kanë patur këtë ndjesi. Kur miku im doli në pension, më rekomandoi mua si zëvëndësuesin e saj. Tani hyra në mbretësine e Risigurimit, për të cilën nuk dija asgjë. Gjithashtu, unë isha i vetmi perkthyes aty dhe nuk kisha shumë të dhëna për t'iu rikthyer. Megjithatë, ishte një nivel më lart.... Në punën time të re, fillova të shikoj nëpër dosje, duke bërë pyetje dhe binda ndërmarrjen të më regjistronte në kurset e Sigurimeve. Kolegji i Sigurimeve ishte në anën tjetër të rrugës dhe unë u konsultova me kodet e zjarrit, policat e sigurimeve dhe katalogjet e fikëseve të zjarreve në librarinë e tyre. Po mësoja atë që nuk kisha pasur kurrë luksin të mësoja më parë: Studimin kërkimor. Herën e parë që m'u desh të përkthej një propozim për qëllime sigurimi të një centrali bërthamor, mora një telefonatë nga shefi i atij departamenti, duke më përgëzuar për punën që kisha bërë. "Krahasohet në mënyrë të favorshme me atë që jemi mësuar", tha ai. Çfarë lartësimi! Ajo që ndodhi ishtë që unë konsultova një dokument në dosjet e ngjashme me atë që po trajtoja për udhëzim, por kur mashë që paraardhësi im kishtë përdorur fjalën "bërthamë" në vënd të "nukël", kuptova se dosjet ishin të padobishme për mua. Shkova matanë rrugës tek libraria dhe kërkova "impiante bërthamore". Gjeta menjëherë të gjithë terminologjinë që më nevojitej. Duhet shumë më tepër se kaq për të qënë një përkthyes i mirë këto ditë, natyrisht. | Entry #35099 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
2 | 0 | 1 x2 | 0 |
- 1 user entered 7 "dislike" tags
- 1 user agreed with "dislikes" (1 total agree)
Krahasohet në mënyrë të favorshme me atë që jemi mësuar" | Syntax | Blerta Tocilla No agrees/disagrees | |
| Përkthyesit thjesht nuk merrnin njohje, ata nuk priteshin të fitonin shumë, vetëm të mbijetonin. Shumë pak njerëz ishin trajnuar në fakt si përkthyes, por shumica kishin një arsim të shkëlqyer universitar dhe njohuri të mira të gjuhëve, të paktën të gjuhës së tyre. Kam pasur një mik që rrinte plotësisht në këtë kategori dhe rrethi im i miqve u zgjerua për të përfshirë përkthyes të tjerë. Gjeta se ata ishin shumë më interesantë si persona dhe zbulova se shpesh kishim përvoja jete të ngjashme. Kurrë nuk kam pasur vështirësi të bëj miq, por gjithmonë kam ndjerë një ndryshim dhe jam i sigurt që ata e ndjenin po ashtu. Kur mikja ime doli ne pension, më rekomandoi si zëvendësimin e saj. Tani hyra në fushën e Siguracionit, për të cilën nuk dija asgjë. Une isha gjithashtu e vetmja perkthyese , dhe nuk kisha ku te mbeshtetesha.Megjithatë, ishte një nivel tjetër më lart... Në punën time të re, fillova të shikoj skedarët, të beja pyetje dhe binda kompaninë të më regjistrojë në kurse Sigurimesh. Kolegji i Sigurimeve ishte përtej rrugës, dhe konsultoja kode zjarri, politika sigurimi dhe katalogë zjarrfikësash në bibliotekën e tyre. Po mësoja atë që kurrë më parë nuk kisha luksin ta bëja: kërkime. Herën e parë që duhej të përktheja një propozim për qëllime sigurimi të një termocentrale nukleare, mora një thirrje nga shefi i departamentit atje, duke më uruar për punën që kisha bërë. "Krahasohet mirë me atë që jemi mesuar ", tha ai. Cfarë suksesi i madh! Ajo që ndodhi ishte që konsultova një dokument në skedarë të ngjashëm me atë që po kërkoja për udhëzim, por kur pashë se pararendësi im kishte përdorur fjalën "nukleus" në vend të "qelizës", kuptova që skedarët ishin të pavlefshëm për mua. Shkova matanë rrugës në bibliotekë dhe kërkova "termocentrale nukleare". Menjëherë gjeta të gjitha terminologjitë që më duheshin. Sot, kërkohet shumë më shumë për të qenë një përkthyes i mirë, natyrisht... | Entry #35177 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
1 | 0 | 0 | 1 x1 |
| [...] Përkthyesit thjesht nuk morrën respektin që u takonte, ata nuk prisnin të fitonin shumë të ardhura, aq sa për të jetuar. Shumë pak njerëz u trajnuan si përkthyes, por shumica kishin një arsim të fortë universitar dhe njohuri solide të gjuhëve, të paktën të gjuhës amëtare. Kisha një shoqe që bënte pjesë pikërisht në këtë kategori prandaj rrethi im i miqve u zgjerua me përkthyesë të tjerë. Mësova se ishin shumë më interesantë si njerëz dhe zbulova se shpesh kishim përvoja të ngjashme jetësore. Nuk e kam pasur kurrë problem të bëj miq, por gjithmonë jam ndjerë “ndryshe” dhe jam i sigurt që edhe ata e kanë ndjerë këtë. Kur shoqja ime doli në pension, më rekomandoi si zëvendësuesin e saj. Hyra kështu në fushën e Risigurimeve, për të cilat nuk dija kurrgjë. Gjithashtu, isha i vetmi përkthyes atje, dhe nuk kisha ku të mbështetesha. Megjithatë, puna ime do të merrte përmasa të tjera... Në punën time të re, fillova të shqyrtoja dosjet, të bëja pyetje dhe i kërkova kompanisë që të më regjistronte në trajnimet e sigurimeve. Kolegji i Sigurimeve ishte përballë rrugës dhe në bibliotekën e tyre, studiova kodet e zjarrit, politikat e sigurimit dhe katalogët e zjarrfikësve. Po mësoja atë çka nuk kisha pasur kurrë luksin të bëja më parë: kërkimin. Herën e parë që më duhej të përktheja një propozim për sigurimin e një centrali bërthamor, mora një telefonatë nga drejtuesi i atij departamenti, duke më përgëzuar për punën që kisha bërë. "Duket qartë ndryshimi nga ajo që jemi mësuar," tha ai. Çfarë cilësie! Ajo çka ndodhi ishte që shfletova nga dosjet një dokument të ngjashëm me atë që po punoja për t'u orientuar, por kur pashë që paraardhësi im kishte përdorur fjalën "nukël" në vend të "bërthamë", kuptova se dosjet nuk do të më hynin në punë. Shkova matanë rrugës te biblioteka dhe kërkova "centrale bërthamore". Gjeta menjëherë të gjithë terminologjinë që më duhej. Sot duhet shumë më tepër se kaq për të qenë një përkthyes i mirë, sigurisht. [...] | Entry #35104 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
0 | 0 | 0 | 0 |
- 1 user entered 1 "dislike" tag
- 1 user agreed with "dislikes" (1 total agree)
| [...]Perkthyesit nuk moren njohje,ata nuk shpresuan qe te fitojne shume per jetese,vetem kaluan.Shume pak njerez ishin ne fakt te trajnuar si perkthyes,por shumica kishin arsimim te plote universitar dhe njohje te plote te gjuheve,se paku gjuhen e tyre.Une kisha nje shok qe ra saktesisht ne ate kategori dhe rrethi im shoqeror shpenzuan per te perfshire perkthyes te tjere.Kuptova qe ata jane me interesant si njerez,dhe zbulova qe ne shpesh kemi pervoja te ngjajshme jetesore.Kurr nuk kam pas problem te kem shoke,por gjithmone ndihesha"ndryshe" dhe jam i sigurt qe edhe ata e kane ndjere po ashtu.Kur shoqja ime u pensionua,ajo me sygjeroi mua si zevendesimin e saj.Tani kam hyre ne fushen e Sigurimit per te cilen nuk dija asgje.Isha i vetmi perkthyes aty,dhe nuk kisha ku te mbeshtetesha.Megjithate,ishte edhe nje tjeter nivel i larte... Ne punen time te re,fillova te shikoja permes dosjeve,duke pyetur dhe gjeta kompanine qe te me regjistroj ne kurset e sigurimit.Kolegji i Sigurimit ishte pertej rruges,dhe mora keshillat per kodet e zjarrit,politikat e sigurimit dhe katalogjet e fikjes se zjarrit ne biblotekat e tyre.Po mesoja ate qe nuk e kisha kurre luksin qe ta beja me perpara:kerkimin.Heren e pare duhej te perktheja oferten e qellimit te sigurimit te centralit berthamor,mora thirrje nga kryesuesi i atij departamenti,duke me uruar per punen qe kisha bere."Krahasohet kenaqshem me ate qe ne jemi mesuar",tha ai.Cfare lartesie!Cfare ndodhi ishte qe une mora ne konsiderate dokumentin ne dosjet e ngjajshme me te cilat isha duke trajnuar per vezhgim,por kur shikova qe paraardhesi kishte perdorur fjalen "qender" ne vend te "berthama",kuptova qe dosjet ishin te panevojshme per mua.Shkova pertej rruges ne bibloteke dhe shikova "centralet berthamore".Menjehere gjeta te gjitha terminologjite qe kisha nevoje. Duhet shume me teper se kaq te jesh nje perkthyes i mire,keto dite,natyrisht.[...] | Entry #35149 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
0 | 0 | 0 | 0 |
- 1 user entered 1 "dislike" tag
- 1 user agreed with "dislikes" (1 total agree)
+1 1 erkthyesit nuk moren njohje,ata nuk shpresuan qe te fitojne shume per jetese,vetem kaluan.Shume pak njerez i | Mistranslations | Blerta Tocilla | |
| [...] Përkthyesit thjesht nuk merrnin njohje, ata nuk prisnin të fitonin shumë para, vetëm të mbanin kryet mbi ujë. Shumë pak njerëz ishin vërtet të trajnuar si përkthyes, por shumica kishin një arsim universitar të shkëlqyer dhe njohuri të thella të gjuhëve, të paktën të gjuhës së tyre të vet. Kam pasur një mikeshë që perfekte përputhej me këtë kategori dhe rrethi im i miqve u zgjerua duke përfshirë përkthyes të tjerë. I gjetja ata shumë më interesantë si njerëz dhe zbulova se shpesh kishim përvoja të ngjashme jetësore. Kurrë nuk kam pasur vështirësi të bëj miq, por gjithmonë ndjeva se isha "ndryshe" dhe jam i sigurt që ata ndjenin këtë gjithashtu. Kur shoku im u pensionua, më rekomandoi mua si zëvendësimin e saj. Kështu, hapa në botën e riasegurimit, për të cilën nuk dija asgjë. Gjithashtu isha vetëm përkthyesi atje, dhe nuk kisha shumë mbështetje. Megjithatë, ishte një hap tjetër lart... Në punën time të re, fillova të shikoj në dosjet, bëra pyetje dhe arrita që kompania të më regjistrojë në kurset e sigurimit. Kolegji i Sigurimit ishte përgjatë rrugës, dhe konsultoja kodet e zjarrit, policiat e sigurimit dhe katalogët e zjarrfikësve në bibliotekën e tyre. Po mësoja atë që nuk kisha kurrë mundësinë të bëja më parë: kërkim. Herën e parë që duhej të përktheja një propozim për qëllime sigurimi të një njoftimi atomik, mora një telefonatë nga shefi i departamentit aty, që më përshëndeti për punën që kisha bërë. "Krahasohet mirë me atë që jemi të zakonshëm," tha ai. Çfarë gëzimi! Çfarë ndodhi ishte se konsultova një dokument në dosjet e ngjashëm me atë që po përballja për udhëzim, por kur pashë se parapërkthyesi im kishte përdorur fjalën "nucleus" në vend të "core", kuptova që dosjet s'më shërbente. Shkova në bibliotekën kundër rrugës dhe kërkova "centrale atomike". E gjejta menjëherë të gjithë terminologjinë që kisha nevojë. Në të vërtetë, sot është e nevojshme shumë më shumë se kaq për të qenë një përkthyes i mirë. [...] | Entry #35539 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
0 | 0 | 0 | 0 |
| | | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | | ProZ.com translation contestsProZ.com translation contests offer a fun way to take a break from your normal routine while testing and honing your skills with fellow translators.
ProZ.com Translation Contests. Patent pending. |